Jose Murinho me ide të qarta te Roma, portugezi do të vendos për fatin e Marash Kumbullës

Jose Mourinho u zyrtarizua ditën e djeshme si trajneri i Romës për sezonin e ardhshëm, teksa ka menduar që tani për skuadrën që do të ketë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, “Special One” do ketë tre lojtarë si pika fikse te verdhekuqtë.

Bëhet fjalë për Lorenzo Pellegrinin, Nicolo Zaniolon dhe Gianluca Mancinin.

Ndërkohë zbulohet se Murinjho do të mbështet edhe te Roger Ibanez, Jordan Veretout, Brynan Cristante dhe Marash Kumbulla.

Ky i fundit ka pasur një sezon të vështirë me Romën, por situata e tij me Murinhon mund të ndryshojë dhe mund të rritet akoma më shumë, duke ditur përgatitjen që kanë gjithmonë skuadrat e portugezit kanë në mbrojtje.

MANCHESTER, ENGLAND – SEPTEMBER 10: of Manchester United in action with of Manchester City during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on September 10, 2016 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Pikërisht këta të cilët u përmendën më sipër, e kanë thuajse të sigurt qëndrimin te Roma për sezonin tjetër.