Jose Mourinho dërgon agjentë për monitorimin e talentëve të Besnik Hasit

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, vazhdimisht i ka dërguar agjentët e tij për t’i vëzhguar dy talentët mëdhenj të Anderlechtit të Besnik Hasit, Youri Eielemans dhe Leander Dendocker.

Dy talentët që premtojnë shumë, kanë zgjuar interesim të madh të Chelseat, andaj klubi anglez pritet të nisë negociatat me belgët qysh në afatin kalimtar të qershorit.