Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

Trajneri i njohur shqiptar Miral Josa ka hedhur poshtë raportimet e fundit se refuzoi postin e kryetrajnerit të Dritës shkaku i pagës, duke deklaruar se vendosi shkaku i arsyeve personale.

Që disa ditë ka raportime të vazhdueshme që Josa ishte favoriti për ta zëvendësues Arsim Thaqin që kishte dhënë dorëheqje ditë më parë.

Shkurtimisht për Nacionalen, Josa tha se e refuzoi skuadrën gjilanase shkaku i disa arsyeve personale, duke hedhur poshtë thashethemet se kërkoi pagë të lartë që s’mundi t’ia ofronte nënkampioni i Kosovës.

Ka qenë disa arsye që e refuzova klubin, shumë personale. Gjithsesi i falënderoj për konsideratën”, deklaroi ai.

Vazhdojnë kërkimet për pasuesin e Arsim Thaqit

Drita tashmë ka krijuar një lloj liste me disa trajnerë për ta zëvendësuar Thaqin, i cili dha dorëheqje pas barazimit të fundit me Dukagjinin

Burimet e Nacionales tregojnë se Drita shpreson ta gjejë një trajner para ndeshjes së rëndësishme ndaj Prishtinës, që padyshim do të ketë një rol të madh në garën për titull.

Deri më tani ka pasur vetëm disa bisedime me trajnerë, përfshirë Josan, mirëpo ende asgjë konkrete.

Drita vazhdon të jetë në garë për titull kampion duke zënë pozitën e dytë në Superligën e Kosovës me 57 pikë të mbledhura, një më pak se lideri momental Ballkani.

Në ndeshjen e radhës, që zhvillohet të shtunën, Drita do ta mirëpres Prishtinën që është duke kaluar një formë të mahnitshme ku nën urdhrat e Debatik Currit ka pësuar vetëm një humbje dhe numëron pesë fitore.

Romë spektakolare, mposht Feyenoordin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Momenti i përplasjes De Gea – Maguire (Video)