Jorginho tregon arsyen pse iu bashkua Arsenalit

Lëvizja e Jorginho-s nga Chelsea te Arsenal ishte një prej transferimeve më të bujshme në merkaton e janarit.

Trajneri Mikel Arteta ishte vendimtar në zgjedhjen e destinacionit, pasi lojtari deklaroi në intervistën e tij të parë si lojtar i “topçinnjve” pikërisht këtë gjë.

“E di se ai (Arteta) është përpjekur edhe më parë të më transferonte, por nuk ia doli për arsye të ndryshme. Kështu që ai ( Arteta) ka pasur një ndikim të madh në zgjedhjen time. Po bën një punë të madhe dhe dua ta ndihmoj. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, u befasova në fillim nga oferta, por nuk u mendova dy herë. Arsenal është një klub e rëndësishme, një fanellë e madhe dhe mezi pres të luaj këtu”-tha ai.

Jorginho nuk do të veshë numrin 5 pasi atë e disponon Thomas Partey, prandaj mesfushori do të veshë fanellën me numër 20.

Nga Zymer Bytyqi te Nedim Bajrami e Astrit Selmani, futbollistët shqiptarë që ndërruan skuadër ditën e fundit të afatit kalimtar

Gabimi trashanik i Chelseat, si dështoi transferimi i Hakim Ziyech te PSG