Jorginho shpallet lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

UEFA ka zgjedhur më të mirët e vitit për sezonin 2020/21, ku më i miri është zgjedhur mesfushori i Chelseat, Jorginho.

Mesfushori italian ishte në garë për çmimin me dy yje të tjerë si N’Golo Kante po ashtu nga Chelsea dhe Kevin De Bruyne i Manchester Cityt.

Të tre yjet kishin qenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve.

Jorginho kishte një sezon shumë të mirë, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale mposhti Manchester Cityn (1-0).

Italiani po ashtu ishte prej më të mirëve edhe në Kampionatin Evropian, ku me Italinë u shpall kampion.

Jorginho llogaritet si një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht.

Short i ‘çmendur’ në Ligën e Kampionëve, ky është ‘grupi i vdekjes’

Mbappe në Real Madrid? Kjo është deklarata e fundit e Nasser Al Khelaifi