Jorginho hyn në histori të Ligës Premier me golin e shënuar kundër Newcastle

Chelsea fitoi me rezultat të pastër prej 3-0 si mysafir i Newcastles, ndonëse të tri golat erdhën në pjesën e dytë. Golat për ‘blutë’ u shënuan nga James (65′ 77′) dhe Jorginho (81′).

 

Me golin e shënuar nga penalltia, Jorginho tashmë ka hyrë në histori të Premier Ligës.

Jorginho është bërë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që shënon në 10 penallti radhazi në kompeticion, diçka që askush më parë nuk e kishte bërë pas 10 tentimeve të para të realizoj në secilat prej tyre.

Ndryshe, Chelsea me këtë fitore e përforcoi pozitën e parë në tabelë me 25 pikë të mbledhura, të paktën tre më shumë se sa përcjellësi i dytë.

Përsëri dhunë në futbollin shqiptar, ndeshja mbyllet para kohe dhe lojtarët e të dy ekipeve përfundojnë në Stacion Policor (VIDEO)

Teuta triumfon ndaj Rahovecit në javën e dytë të Ligës Unike