John: Barazimi me Arbërinë ishte zhgënjyes, të fokusohemi në ndeshjet e radhës

Qendërsulmuesi Otto John dje me Arbërinë ka shënuar golin e 15-të me fanellën e Prishtinës dhe golin e dytë rresht në dy ndeshjet e para të sezonit të sapo nisur.

“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli”, deklaroi John për faqen zyrtare të klubit.

“Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës”.

“Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresojë që në të ardhmen të jem edhe më efikas”.

“Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola tjerë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet që i ka ekipi ynë”, shtoi ai.