Joachim Low: Nuk më plas se si fitojmë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, ka deklaruar që nuk i intereson fare se si Gjermania fiton, duke treguar se pikët e plota janë të domosdoshme në ndeshjen kundër Gjerogjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Për ne tri pikët janë të rëndësishme. Nuk më plas fare se sa gola do të shënojmë më shumë se ata. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse nuk jemi në vendin e parë në grup”, deklaroi Low.

Momentalisht Grupin D e kryeson Polonia, duke i lënë kështu kampionët e botës në vendin e dytë. /Gazeta Olle