Jo vetëm Roma dhe Juventus, edhe katër skuadra tjera të mëdha evropiane pas Xhakës

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një moment fantastik të karrierës së tij.

Pas një edicioni jo shumë të mirë me Arsenalin, Xhaka ka qenë lider i Zvicrës në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Falë paraqitjeve fantastike, Roma dhe Juventus janë duke garuar për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi largimi nga Arsenali duket i sigurt.

Por së fundmi garës për transferimin e kapitenit të Zvicrës i janë bashkuar edhe katër skuadra tjera të mëdha evropiane.

Mediat e ndryshme në Angli dhe Itali kanë raportuar se Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Paris Saint Germain gjithashtu janë duke monitoruar situatën e Xhakës.

Edhe pse flitej për një kalim të tij te Roma për 15 milionë euro, falë paraqitjeve të mrekullueshme në Euro 2020, Arsenali tani po pretendon të fitojë mbi 25 milionë nga largimi i prishtinasit.

Gjithsesi Roma vazhdon të mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Xhakës, pasi dëshira e lojtarit është të punojë me Jose Mourinhon.

Klubi italian besohet se ka marrëveshje personale me Xhakën, por duhet bindur Arsenali për ta lënë të lirë kosovarin. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Ilir Nallbani, përzgjedhës te Kosova U15

Ramadani zbulon qëllimin e Prishtinës ndaj Ferencvarosit