Jo vetëm Otto John, edhe disa futbollistë të tjerë nuk po munden të vijnë në Kosovë

Lejet e qëndrimit në Kosovë po dalin të jenë problem shumë i madh për futbollistët afrikan që luajnë në Superligë.

Otto John ka humbur fazën përgatitore me Prishtinën, teksa nuk ka mundur të udhëtoj as për ndeshjen e Superkupës në Antalia, por ai nuk është i vetmi, përcjellë Gazeta Olle.

Të njejtin problem po e kanë edhe “treshja afrikane” e Trepçës ’89.

Justin Okonkwo, Prince Marley dhe Bismark Sie, të tre protagonist me mitrovicasit në vjeshtë nuk kanë mundur t’i bashkohen skuadrës akoma dhe nuk besohet që do marrin lejen me kohë për të udhëtuar me pjesën tjetër të futbollistëve në Shqipëri, aty ku 89-shi do të kryej përgatitjet përfundimtare.

Ky problem diplomatik mund t’i dalë edhe problem në fushë skuadrave për të cilat luajnë futbollistët, kjo pasi secili nga ta ka qenë pikë kyqe në formacionet startuese.

Nuk dihet akoma nëse të njejtin problem e kanë edhe Sebastien dhe De Paula të Besës, apo pejanët kanë vendosur të ndërpresin kontratën me ta. /GazetaOlle/