Jo vetëm Mario Mitaj në qendër të vëmendjes së Juventus-it këtë merkato është edhe një tjetër shqiptar, bëhet fjalë për sulmuesin Armando Broja.
Mediet italiane raportuan se drejtori sportiv i “bardhezinjve” Cristiano Giuntoli do të jetë këtë të shtunë në “Signal Iduna Park”, ku do të luhet ndeshja e EURO 2024 mes Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm për të parë mbrojtësin Mario Mitaj, por edhe për Brojën.
Broja është diskutuar shumë së fundmi nga mediet italiane, pasi pëlqehet shumë nga Milan-i me “Djallin” që i ka dërguar përfaqësuesit e tij tashmë në Dortmund, për ta ndjekur sulmuesin “kuqezi” nga afër.
Juventus synon që ta afrojë Brojën në formë huazimi dhe nëse do të bindet në ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, “Zonja e Vjetër” pritet të kontaktojë menjëherë Chelsea-n për të nisur me negociatat.