Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën e tij në MLS. Inter Miami, i drejtuar nga David Beckham, raportohet se ka hyrë në negociata me portugezin.
Cristiano Ronaldo ndodhet në pikëpyetje për të ardhmen e tij, pasi kontrata me Manchester United zgjat deri në qershor të 2023-shit dhe duke parë gjendjen e “Djajve të Kuq” me shumë mundësi, sulmuesi do të presë trajnerin e ardhshëm për të vendosur më pas qëndrimin apo jo në “Old Trafford”.
Në rast largimi, Ronaldo mund të zgjedhë një destinacion jashtë Europës. Pronari i Inter Miami, David Beckham, i cili ka synuar edhe Lionel Messin, siç raporton “AS”, dëshiron ta mirëpresë portugezin në MLS.
Megjithatë një kalim në MLS mund ta “zhdukte” Ronaldon nga të qenurit në qendër të vëmendjes, ndaj sulmuesit do të duhej të mendohej mirë përpara se të merrte një vendim të tillë.