Jo vetëm eurogoli, mesfushori i Kombëtares shkëlqeu në Kupën e Italisë

Emanuele Ndoj ka shkëlqyer në fitoren 1-4 që Brescia arriti në transfertë ndaj Pisës, që solli dhe kualifikimin në raundin e 1/16-ve në Kupën e Italisë.

Mesfushori shqiptar e nisi takimin si titullar dhe realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 72’, që ishte edhe goli i tretë për ekipin e tij.

25-vjeçari mirditor iu afrua golit edhe disa çaste më parë, por e djathta e tij fantastike u ndal në shtyllë, duke i hequr mundësinë e një goli të mrekullueshëm pasi një stopimi dhe gjuajtje të bukur.

Performancë shumë pozitive për mesfushorin që numëron 6 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren kuqezi, ay ku Ndoj shpreson të rikthehet sa më shpejt.

Sezoni i ri, por Manchesteri mbetet ai i vjetri – mposhtet në Old Traford nga Brightoni

Haaland shënon dy gola, City merr fitoren e parë në kampionat