Jo, kjo s’na duhej! Kololli lëndohet para ndeshjes ndaj Maqedonisë!

Fillimisht shënon gol fantastik për barazimin e rezultatit, ndërsa më pas lëndohet dhe zëvendësohet.

Ka qenë një pjesë e parë e “ngjeshur” për Benjamin Kolollin në takimin mes Young Boys dhe Zurich, përcjellë Gazeta Olle.

Futbollisti i Kosovës ka pësuar një dëmtim në minutën e 44’ dhe është zëvendësuar.

Klubi nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë për gjendjen e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse lëndimi i Kolollit është serioz apo jo.

Të kujtojmë që kanë mbetur më pak se 20 ditë për ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë, në “play-off”-in e Ligës së Kombeve. /Gazeta Olle/

"BOOOOOOM" 🚀🔥Benjamin Kololli "bombardon" portën e Young Boys! 🎥 bit.ly/32KHwew

Gepostet von Gazeta OLLE am Samstag, 19. September 2020