Jetmir Topalli shpërthen me gol dhe asistim në Superligën e Turqisë

Jetmir Topalli kishte marr ftesë para disa ditësh nga Alain Giresse për ndeshjet e Kosovës që i zhvillon në muajin qershor.

Kjo ftesë duket se e ka trimëruar sulmuesin anësor që po shkëlqen në përballje ndaj Umraniyespor.

Topalli hapi takimi kur shënoi në minutën e 45-të, pas asistimit të Eduard Rrocës.

Në minutën e 62-të, ishte radha që Topalli t’ia kthente borxhin Rrocës, duke asistuar në golin e këtij të dytit.

Nëse Istanbulspor merr fitore në këtë takim, atëherë do të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit turk.

Topalli këtë sezon ka pesë gola dhe tre asistime.

E kryer, Messi merr vendimin për klubin e ri

Messi thyen heshtjen dhe e konfirmon se do të transferohet te Inter Miami