Jetmir Topalli ndodhet në Turqi, pritet transferimi i tij

Jetmir Topalli prej disa ditësh ndodhet në Turqi.

Sulmuesi anësor i Ballkanit po tenton transferimin në ndonjërën prej skuadrave turke.

Ndërmjetësit që po përkujdesen për një transferim të tij, Adem Neziri e Driton Bajrami, kanë publikuar para dy ditësh një foto bashkë me Topallin, derisa ndodheshin në Stamboll, mëson Gazeta Olle.

Të dy këta kanë ndërmjetësuar edhe kalimin e talentit gjilanas, Oltion Bilalli për në skuadrën Balikesirspor.

Ka gjasa që pikërisht në këtë skuadër të transferohet Topalli.