Jetmir Topalli dhe Eduard Rroca shënojnë nga një gol për Istanbulsporin

Pas 11 muajve, Eduart Rroca rikthehet te goli në një ndeshje të Istanbulspor. Skuadra e Ligës së Parë turke ka barazuar sot 3-3 me Karagumruku në një test miqësor.

Golin e tretë për vendasit e shënoi Rroca, që ka kaluar një periudhë të vështirë nga dëmtimi.

Këtë sezon, ish-lojtari i Superligës shqiptare e ka kaluar më shumë në tribunë, ndërsa ka marrë pak minuta në ndeshjet e fundit të të tijve, shkruan Insajderi.

Tanimë fantazisti është rikthyer edhe me gol, duke qenë një ndihmë e madhe për të tijtë, që janë në garë për një vend në zonën e sipërme duke shpresuar për elitën e Turqisë. Për herë të fundit Rroca kishte gjetur rrjetën në një fitore 1-2 të Istanbulspor, në 4 prillin e 2021.

Golin e parë në duelin e sotëm për Istanbulspor e shënoi ish-sulmuesi i Ballkanit – Jetmir Topalli.

Zyrtare: Drenica ndërpret bashkëpunimin me Bruno Arrabal

Zhegrova: Kemi kualitet për ta mposhtur Zvicrën