Manisa FK e ka seriozisht futjen në elitën e futbollit turk, ku edhe sot mori fitore ndaj Tuzlaspor me rezultat 4-0, ku Jetmir Topalli shënoi gol.
Sulmuesi anësor debutoi për klubin e ri në këtë ndeshje, duke u futur në fushë në minutën e 73-të.
Në minutën e 86-të, Manisa fitoi penallti, ki i saktë ishte Topalli që shënoi për 4-0.
Topalli kompletoi transferimin nga Istanbulspor te Manisa para disa ditësh.
Klubit turk me insistimin e drejtorit sportiv do t’i bashkohet edhe Meriton Korenica nga Ballkani.
Ylli kosovar ka kompletuar marrëveshjen me Manisan dhe së shpejti do të prezantohet.
https://twitter.com/FootColic/status/1698033190030475273?s=20