‘Jemi të fortë për ata që mendojnë se janë të fortë’

 

‘Timonieri’ i Drenicës, Tahir Lushtaku vlerëson se skuadra e tij me plot meritë ka arritur fitore ndaj Besës së Pejës.

Drenica e mundi Besën me shifrat 3:0 derisa dy golat e parë u shënuan në gjashtë minutat e para. “Nuk e kam pritur një start të tillë. Ne që në minutat e parë bëmë presion falë angazhimit të lojtarëve të cilët kanë treguar karakter të fortë. Ne e pamë një kundërshtar që nuk e krijojë asnjë rast për gol. Kemi mundur të fitojmë me rezultat edhe më bindës. Besa ndoshta është bazuar në individ kurse ne në lojë kolektive”, ka thënë pas ndeshjes për Supersport Kosovën, Tahir Lushtaku.

Ai vlerëson se skuadra e tij në ndeshjen e parë në Pejë është dëmtuar. “Jemi angazhuar më shumë sepse në vjeshtë jemi dëmtuar në Pejë. Ne jemi të fortë për ekipet që mendojnë se janë të forta. Në ndeshjet si mysafir po kemi vështirësi pasi që gjyqtarët që po delegohen, nuk po janë në nivelin e duhur. Si vendas nuk po kemi probleme”, përfundoi Tahir Lushtaku.