Jehoni, aseti i Prishtinës

Prishtina nëse bazohet në talentët e saj, ka të ardhme të ndritur. Kategoritë e reja janë të mbushur me talentë. E njëri nga ta është edhe Jehon Stublla.

16-vjeçari luan me kadetët, që drejtohen nga Kushtrim Munishi.

Ai është mesfushor i majtë. “Kur kam qenë 6-vjeçar isha në Prishtinë për një vit, më pas kam stërvitur tek ‘Kurda’ për 2-3 vjet, për t’u rikthyer sërish në Prishtinë”, tregon Stublla për GazetaOlle.com.

1

Golat dhe asistet e tij shpeshherë janë produktive për Prishtinën. “Dje (e hënë) kemi mposhtur 2 Korrikun 4:2, kurse bilanci im ishte një gol e dy asiste”, thekson Jehoni.
Por, çka e dallon Jehonin nga të tjerët. “Trajnerët më thonë se kam teknikën, por më shumë dallohem për goditjen e fortë”. Pikërisht kjo e fundit dinë të jetë shpeshherë ‘vrasëse’ për portierët, të cilët vetëm këtë sezon shtatë herë e kanë nxjerrë topin nga goditjet e Jehonit.

Atij i pëlqen Marco Reus i Borussia Dortmundit, derisa synon që përmes Prishtinës të arrijë në ndonjë klub evropian.

“Dua të luajë një herë këtu, dëshirë e imja është të kontribuojë edhe për ekipin e parë, e më pas të shohim”, shtoi mesfushori nga Podujeva.

Stublla pritet të japë kontributin e tij edhe në Përfaqësuesen U-17 të Kosovës. (Gazeta Olle)

3