Javë e re, United i vjetër i cili po turpërohet në çdo javë

Manchester United është përballur me një tjetër humbje turpëruese, këtë herë në shtëpinë e tyre, Old Trafford, duke u mposhtur 0-3 nga Tottenham Hotspur.

Kjo humbje vjen pas disfatës së njëjtë ndaj Liverpool, duke theksuar një krizë të thellë për ekipin e menaxhuar nga Erik ten Hag, shkruan Gazeta OLLE.

Forma e dobët e ekipit ka ngritur shqetësime të mëdha për të ardhmen e Ten Hag.

Pas ndeshjeve të fundit, shumë tifozë dhe analistë po spekulojnë se kjo mund të jetë ndeshja e fundit për të si trajner i Manchester United.

Një sëri humbjesh dhe performancash të dobëta kanë nxitur thirrje për ndryshime të menjëhershme në drejtim të skuadrës.

Mundësia e ndryshimit të trajnerit është e lartë, pasi shumë besojnë se ekipi ka nevojë për një rikthim dhe stabilizim të menjëhershëm për të shmangur një sezon tjetër të dështuar.

Kjo situatë e ndërlikuar është pasqyra e frustrimeve të mëdha për tifozët dhe një sfidë e madhe për drejtuesit e klubit.

 

 

Suhareka: Një pengesë është një përgatitje për një rikthim

Ish-treshja e Gjilanit, po shkëlqen në Kategorinë Superiore