Java vendimtare për kualifikimeve për Lojërat Olimpike Evropiane

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se po futen në javën e madhe të kualifikimeve për Lojërat Olimpike Evropiane. “Po hyjmë në javën e fundit te kualifikimeve për Baku 2015. Ekipi Olimpik qëndron si vijon: – 52 kg Majlinda Kelmendi e kualifikuar, numër një në ranglistën botërore me gjithsej 3680 pikë.

– 57 kg Nora Gjakova e kualifikuar me 456 pikë, arrin normën për Baku. – 48 kg Distria Krasniqi ka 162 pikë sot për sot gjendet në kuotën e kualifikimit, mbetet vetëm edhe një garë deri në fund. – 66 kg Akil Gjakova 124 pikë, sot për sot gjendet në kuotën e kualifikimit për Baku. Xhudo sot i ka katër Norma për Baku, shpresojmë që edhe ndonjë sport tjetër të shkoj me Normë në Lojëra Olimpike Evropiane! Presim që prej javës tjetër Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Sportit të dal me strategji që prej një marsit të ketë përgatitje specifike për sportistet e vetëm për momentin me Norme Olimpike për Baku”, shkruan Kuka në facebookun e tij./BotaSot.