Java e tretë me sfida interesante në Ligën Unike në konkurrencën e femrave

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e tretë e Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish, pasi të shtunën ishin ndeshur në Superligën e Femrave në Kosovë, ku fitore shënuan vashat prishtinase 70:90.

Në Ligën Unike, prizrenaset kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse prishtinaset një fitore dhe një humbje.

Takim shumë interesant shihet ndërmjet Flamurtarit dhe Tiranës, dy skuadra me rivalitet në Shqipëri. Skuadra vlonjate ka një fitore dhe një humbje, kurse ajo tiranase dy humbje.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet kampiones së Kosovës, Penzës dhe Partizanit. Vashat pejane kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse ajo nga Tirana, dy humbje në dy ndeshje.

Liga Unike e Femrave – Java 3
E mërkurë
17:00 Bashkimi – Prishtina
17:00 Flamurtari – Tirana
E enjte
17:00 Penza – Partizani

Delegati i UEFA-s do të jetë serb, në ndeshjen ku debutojnë gjyqtarët kosovarë

Paralajmëron njohësi i futbollit, shumë klube kosovare do të përfundojnë në gjykatë!