Java e shtatë në Ligën e Parë nis sot me tri ndeshje, derbi në Gjakovë

Liga e Parë e futbollit në Kosovë rikthehet në aksion sot, me ndeshjet e javës së shtatë.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjakovë, aty ku skuadra lidere e Grupit A, Vëllaznimi, e pret skuadrën e dytë në renditje, Trepçën ’89.

Onix – Liria është ndeshja tjetër që zhvillohet sot në kuadër të Grupit A.

Kurse, në Grupin B sot do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo mes Vitisë dhe Ferizajt.

Të tri ndeshjet e sotme nisin në ora 15:00.

Eroll Salihu reagon: Jemi pajtuar me KE që të kemi gjithmonë kordinim mes vete

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U21