Java e katërt në Superligë nis sonte, takohen dy skuadrat e pamposhtura deri më tani

Java e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë sonte me duelin ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Këto dy skuadra janë të vetmet të pamposhtura deri më tani në elitën e basketbollit, me tri fitore në tri ndeshje.

Klasikja e basketbollit pritet të dhurojë një ndeshje të bukur, duke marrë parasysh formën e mirë të këtyre dy skuadrave, si dhe traditën që kanë këto dy skuadra në basketbollin e Kosovës.

Pejanët në tri xhirot e para kanë mundur Bashkimin, Sigal Prishtinën dhe Rahovecin, kurse mitrovicasit kanë triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit, Prizreni 16 dhe RC Cola Dritës.

Ndeshja mes Trepçës dhe Pejës zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë.

Paraqitjet fantastike të Adriatik Salihit shpërblehen, Servette i ofron kontratë të re

RTL: Hansi Flick vëzhgon nga afër Mërgim Berishën, konsideron ftesën në tetor