Java e 34-të në Superligë: Dueli i madh Drita – Ballkani, Prishtina vështirë ndaj Feronikelit

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 34-të në Superligën e Kosovës, ku na presin takime të forta.

Ndeshja kryesore e kësaj jave zhvillohet mes Dritës dhe Ballkanit. Nga shumë është pritur që ky duel të jetë për titull, por duket se më shumë do të vendos se cila skuadër do të kalojë në Evropë.

Kjo pasi Prishtina ka një epërsi të mirë ndaj rivalëve me tri pikë më shumë dhe me ndeshje të ndërsjella larg me rezultate më të mira, shkruan GazetaOlle.

Favoritët e këtij edicioni janë Ballkani dhe Drita” | Gazeta Sheshi

Prishtina në anën tjetër do të luajë në shtëpi ndaj Feronikelit, ku mund të bëjë hapin e madh drejt titullit.

Në ndeshjet e tjera takohen Arbëria – Drenica, një përballje që do të thotë shumë për mbijetesë.

Llapi pret Besën, ndërsa Gjilani do të luajë me Trepçën ’89 si mysafir. /Gazeta Olle/