Java e 13-të në Superligë nis sot, vëmendja te derbi në Suharekë

Xhiroja e 13-të, apo e njohur ndryshe sikurse “xhiroja e derbive” do të hapet sot me tri super takime.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, atje edhe ku do të zhvillohet sfida mes liderëve të tabelës Ballkanit dhe Dritës.

Ndeshja e parë me tyre këtë kampionat ishte mbyllur pa gola.

Në anën tjetër, takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Malishevës dhe Llapit, ku do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Nxehtë do të jetë edhe në takimin mes Drenicës dhe Ulpianës.

Të gjitha këto takime do të startojnë në ora 13:00. /Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Xavi emërohet trajner i Barcelonës

Dy ndeshje shumë interesante në Ligën e Parë