Java e 13-të në Ligën e parë starton të premten me dy ndeshje derbi

Java e 13-të e Ligës së Parë të Kosovës në futboll sjell shumë ndeshje interesante.

Kjo xhiro starton të premtën me dy ndeshje derbi mes skuadrave që po luftojnë për pozitën e parë në tabelë, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin A, Feronikeli i vendit të parë luan ndaj Phoenix që pozicionohet në vendin e tretë në tabelë me tri pikë më pak.

Në Grupin B, Ulpiana si lider në tabelë pret Fushë Kosovën që ka vetëm një pikë më pak në vendin e dytë.

Orari i plotë në të dyja grupet:

Grupi A:

E PREMTE

Feronikeli – Phoenix

E SHTUNË

Istogu – Drenasi

Liria – Rilindja 1974

Rahoveci – Trepça

E DIEL 

A&N – Vëllaznimi

Grupi B: 

E PREMTE 

Ulpiana – Fushë Kosova

E SHTUNË

Ramiz Sadiku – Vushtrria

E DIEL 

Vjosa – Arbëria

Vllaznia – Flamurtari

Kika – 2 Korriku

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Olle/ 

 

 

“Po na pushtojnë emigrantët shqiptarë” – Edi Rama i përgjigjet Sekretares britanike me videon e Armando Brojës

Fundjavë me ndeshje fantastike në Albi Mall Superligë, derbi zhvillohet në Gjilan