Java e 11-të zhvillohet në fundjavë, nxehtë në Suharekë e Podujevë

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 11-të që do të zhvillohen në fundjavë.

Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, derisa dy të tjera të dielën me fillim nga ora 13:00.

Llapi rikthehet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku do të jetë nikoqir i Dritës të shtunën nga ora 13:00.

Po të shtunën zhvillohen edhe dy sfidat të tjera, Gjilani – Feronikeli dhe Malisheva – Ulpiana.

Ndërkohë ditën e diel në program janë edhe dy ndeshje të tjera për tu zhvilluar.

Kryendeshja e kësaj xhiro zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani pret Prishtinën.

Ndërkohë takimi tjetër i ditës së diel luhet në Skenderaj, ku Drenica pret Dukagjinin e Klinës.

/Gazeta Olle/

Feston golin e skuadrës kundërshtare, lojtari akuzohet për trukim të ndeshjes (VIDEO)

Top shënuesit në Superligën e Kosovës – Progni prinë, i ndjekur nga Kreshnik Uka