Jasir Asani po shkëlqen në Hungari, zë vend në formacionin e javës

Ish-sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani është në formën e tij më të mirë që pas transferimit në Hungari te skuadra e Kisvardës, duke fituar një vend titullari në formacion.

26-vjeçari u bë protagonist fundjavën që lamë pas duke shënuar dy herë në fitoren e thellë 5-0 të Kisvardës ndaj rivalëve të MTK Budapest.

Sulmuesi luajti për 70 minuta duke shkëlqyer dhe kjo performancë i ka siguruar një vend në formacionin e javës në Hungari.

Jasir Asani “dopietë” ndaj skuadrës së Miovskit dhe Ramadanit (VIDEO) -  shqip

Asani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist, që pas transferimit te skuadra hungareze në korrik të këtij viti.

Teksa u përfol dhe për një rikthim te Partizani, 26-vjeçare fiton formën optimale dhe e bën më të vështirë operacionin pasi Kisvarda zor se do ta lëshonte lehtë me këtë formë që sulmuesi po kalon.

Sot disa ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës: Në fushë Prishtina, Gjilani, Llapi e Ballkani

UEFA fiton përballjen e parë ndaj Superligës Evropiane