Pas supergolit të shënuar në fundjavën e kaluar, Jasir Asani gjen sërish rrugën e rrjetës në Korenë e Jugut aty ku aktivizohet me skuadrën e Gwangju. Në sfidën ndaj Suwon Bluewings, sulmuesi i kombëtares realizoi në minutën e 38-të teksa u tregua mjaft i saktë me të majtën në brendësi të zonës kundërshtare.
Asani e dërgoi topin në cepin e portës dhe portieri nuk mundi të bënte asgjë për ta ndalur. Ishte goli i dytë i ndeshjes për skuadrën e Gwangju, që aktualisht po fiton me shifrat 4-0.
Nuk mungoi edhe festa e 28-vjeçarit me Shqiponjë ndërsa forma e mirë e Asanit në këtë periudhë, gëzon edhe trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho me kuqezinjtë që në muajin shtator luajnë dy ndeshje vendimtare për kualifikueset e Euro 2024, ato ndaj Çekisë në transfertë dhe Polonisë në shtëpi.
The goal scored today by Jasir Asani, celebrated with eagles ♥️🦅🇦🇱 pic.twitter.com/k4lwSgXxJL
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) August 27, 2023