Jasir Asani është ndër futbollistës më të pëlqyer në vendin tonë. Ndonëse në hapat e para me Kombëtaren, djaloshi nga Maqedonia e Veriut spikati me performancën e tij në fushën e blertë.
Golat e tij, të vlerësuar tashmë edhe nga UEFA, bënë që publiku shqiptar, ta ketë edhe më përzemër këtë emër të ri të sportit tonë. E veç aftësive në fushë, i madh ishte interesi edhe për jetën e tij private. Kur nisi të spikaste në fushë, vetë Asani bëri me dije se ishte beqar dhe shumë i angazhuar tek karriera e tij.
Por, duket se shumë shpejt gjërat kanë ndryshuar edhe për të. 28-vjeçari në një intervistë të dhënë pak ditë më parë ka shprehur se është i dashuruar. Në fakt, edhe në rrjetet e tij sociale, të shpeshta kanë qenë postimet me partneren e tij të re, ku ndonëse ka zgjedhur mos ti publikojë imazhin, duken më të dashuruar se kurrë. Vetë futbollisti ka ndarë pak detaje nga kjo histori dashurie.
I pyetur sesi ishte zemra e tij, Asani është shprehur se tashmë zemra e tij është mbyllur. “Është një tiranase”, ka thënë ai, duke na zbuluar se vajzën e tij të ëndrrave e paska gjetur pikërisht në Tiranë. Jasir shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbizit dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për të dhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.Duke u rikthyer edhe njëherë te sporti më tej Jasir Asani ka shtuar se aspiron të bëhet edhe kapiten i kombëtares dhe i vlerëson shumë të gjithë lojtarët për regjimin dhe rregullin që kanë.
Sa i përket familjes, Asani shprehet se kanë qenë shumë mbështetës për të gjatë karrierës në futboll, ndërsa për jetën e tij private, ai tregoi se është në një lidhje dashurie dhe se është gati dhe për martesën.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”. Duket se vajza brune nga Tirana i ka rrëmbyer zemrën futbollistit për pak kohë, aq sa tashmë dyshja ka biseduar edhe për ti bërë gjërat më serioze. Mesa duket, kjo histori, ndonëse shumë e shpejt është formalizuar tashmë.
/Gazeta Olle/