Jasir Asani drejt transferimit te skuadra e njohur spanjolle

Futbollisti shqiptar, Jasir Asani, pritet që të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit ekipa.mk interesim për shërbimet e 28-vjeçarit ka shprehur ekipi i Celta Vigos, që bën gara në elitën e futbollit spanjoll.

Në fakt, klubi spanjoll kishte shprehur dëshirën e tyre për të nënshkruar me Asanin që nga tetori i vitit të kaluar dhe po e shohin afatin dimëror si një mundësi reale që të intensifikojnë bisedimet me Gwangju.

Asani është pjesë e ekipit nga Koreja e Jugut që nga janari i vitit të kaluar, kur edhe u transferua nga ekipi hungarez Kisvarda për 700 mijë euro.

Ai ka kontratë valide me Gwangjun deri në dhjetor të vitit 2024, por gjithashtu e ka edhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Asani debutimin me Shqipërinë e ka bërë në mars të vitit 2023 dhe në nëntë paraqitje ka shënuar tre gola.

Më herët ai ka luajtur për ekipe si Vardari, Shkupi, Partizani, AIK-u dhe Kisvarda nga ku edhe u transferua tek Gwangju

Hendboll: Kosova luan për fitore në udhëtim te Britania e Madhe

Ferizaj bën goditjen e radhës, transferon mesfushorin prizrenas