Jasir Asani bëhet gati për hapin e madh në karrierë, ylli i Kombëtares drejt La Ligës

E ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë në elitën e futbollit spanjoll. Forma e shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare, i ka hapur një derë të madhe talentit kuqezi.

Vetëm tetë ndeshje në karrierën e tij me Kombëtaren kanë mjaftuar që të kthehet në një pikë kyçe të formacionit kuqezi.

Me golat e tij spektakolarë dhe me dy asistet e dhënë përgjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024,  Asani ka zgjuar interesin e shumë klubeve europiane.  

Sipas Panorama.al bëhet me dije se Las Palmas, synon të transferojë Asanin në muajin janar.  Klubi koreano-jugor kërkon 1 milionë euro për kartonin e lojtarit nga Shkupi, të cilat Las Palmasi është i gatshëm t’i paguajë. /Gazeta Olle/

Atmosferë pune te Kosova u18 në hendboll

Dukagjini rikthehet te fitorja, mposht me rezultat të pastër Fushë Kosovën