Jashari e Salihu vendimtar, gol dhe asistime nga dyshja kosovare

Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari sërish kanë qenë vendimtar për skuadrën e tyre LNZ Cherkasy.

Skuadra vjollcë ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Zorya Luhansk dhe dyshja kosovare kanë qenë vendimtarë.

Golin e barazimit e realizoi Hajdin Salihu me topin që ishte duke u futur në gol nga korneri i ekzekutuar i Muharrem Jasharit.

Salihu vetëm preku topin me kokë për ta dërguar në rrjetë për 1-1.

Ndërkohë në minutën e 86-të, Salihu sërish doli në skenë duke goditur me kokë dhe topin duke u futur në rrjetë e preku bashkëlojtari i tij Oliynyk për 2-1. /Gazeta Olle/

City apo Arsenal, 30-të minuta larg fillimit të xhiros së fundit në Premier League

Skifterat reagojnë ashpër ndaj Dukës dhe FSHF-së