Pjesa e parë ka nisur vrullshëm mes Ballkanit dhe BATE Borisovit, ku të dy skudrat kanë shënuar nga njëherë.
Ndeshjen e hapi Bate Borisovi që kaloi në epërsi në ndeshjen ndaj Ballkanit me golin e Denis Laptev në minutën e dhjetë për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e parë për të barazuar rezultatin.
Bajram Jashanica shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1.
Bajram Jashanica equalizer for Ballkani! 🟠
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 24, 2023
Ballkani tani është lëshuar në sulm për të gjetur golin e epërsisë.