Jashanica në dyshim të fortë për sonte

Bajram Jashanica “tremb” Skënderbeun. Kur stërvitja po shkonte drejt mbylljes, 10 minuta para fundit mbrojtësi ndërpret seancën.

Kosovari shfaq probleme dhe detyrohet ta lërë stërvitjen në mes dhe menjëherë ka qenë stafi mjekësor që ia ka mbuluar këmbën me akull.

Jashanica

Gazeta është interesuar pranë stafit mjekësor të Skënderbeut për të mësuar mbi gjendjen e mbrojtësit, teksa mjeku Pantazi ka theksuar:

“Ka probleme për Jashanicën dhe nuk mund të them që do të jetë gati, ndërkohë që do ta shikojmë edhe nesër (sot) në stërvitjen e fundit në ‘Elbasan Arena’ dhe, më pas, do të vendosim nëse do të jetë në fushë apo jo.

Nuk mund të them më shumë se kaq, pasi gjithçka do të vendoset në stërvitjen e fundit”.

Kjo do të thotë që Jashanica është në mëdyshje për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme dhe sigurisht që Daja dhe stafi teknik, të gjithë janë vënë në “alarm”.

Megjithatë, fjala e fundit do të thuhet vetëm sonte në mbrëmje.

Daja dhe Nimaga