Jashanica mund të largohet nga Skënderbeu dhe të këmbehet me këtë lojtar të njohur shqiptar

Besart Ibraimi është sulmuesi që Skënderbeu ka piketuar për sezonin e ri futbollistik dhe shifrat e tij me Shkëndijën e Tetovës janë të mirë në dy sezonet e fundit, teksa është shpallu golashënuesi më i mirë i kampionatit maqedonas.

25 dhe 20 gola në dy sezonet e fundit, por edhe e shkuara e tij bindin se Ibraimi do të ishte një goditje e merkatos për Skënderbeun, por sipas “Sport Ekspres” tetovarët duan në këmbim të sulmuesit qendërmbrojtësin Bajram Jashanica.

Mbrojtësi është në listën e lojtarëve që mund të shiten këtë merkato dhe tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do zgjedhin të bëjnë drejtuesit e korçarëve.

Aktualisht te Skënderbeu për qendrën e mbrojtjes janë të gatshëm Radas dhe Osmani, si dhe Bruno Lulaj, i rikthyer nga Laçi, ku ishte i huazuar sezonin e shkuar.