Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica ka theksuar se janë të përgatitur maksimalisht për duelin ndaj Shkupit.
Ndeshja mes Shkupit dhe Ballkanit luhet nesër nga ora 20:00. Ballafaqimi i parë përfundoi me fitoren e ekipit kosovar 1:2, teksa fituesi i nesërm do të luajë në grupet e Conference League.
Jashanica tha se Ballkani përfaqëson nesër të gjithë Kosovën dhe jo vetëm Suharekën.
“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Besoj se jemi të gatshëm dhe shpresoj që të arrijmë në grupe”, ka thënë Jashanica që pret përkrahjen e madhe të tifozëve.
“Është kënaqësi që do të kemi mbështetje. Ballkani nuk e përfaqëson vetëm Suharekën, por gjithë Kosovën. Duhet të ulim dozën e emocioneve për ndeshjen e kthimit”, përfundoi ai.