Jashanica afër kalimit te gjiganti i Superiores

Bajram Jashanica, është fare pranë transferimit tek skuadra e Partizanit.

“Panorama Sport”, ka raportuar se drejtuesit e Partizanit dhe mbrojtësi 30-vjeçar kanë arritur një akord paraprak mes tyre, por në mes është kontrata që mbrojtësi ka me skuadrën e Ballkanit.

Gjithçka tashmë është në dorë të klubit kosovar, nëse do të pranojë të zgjidhë kontratën me Jashanicën apo do ta mbajë edhe sezonin tjetër në ekip.

Ai është një ndër lojtarët që kërkohet me ngulm nga Partizani, jo vetëm për cilësitë, por dhe për faktin se reparti i mbrojtjes, vazhdon të mbetet i gjysmuar.