Jashanica: 4-1 është rezultat i mirë, do të bëjmë një ndeshje të madhe edhe në Budapest

Bajram Jashanica me golin e barazimit  hapi rrugë një përmbysjeje të madhe ndaj Bate Borisovit. Në lidhjen me “Kohën Shtesë”, pas ndeshjes, mbrojtësi i Ballkanit tha se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe nuk ka vend për nënvlerësim:

“Goli që pësuam ishte aksidental. Pasi shënova golin dhe në pjesën e dytë treguam karakterin tonë, pavarësisht mungesave, të gjithë treguan vlerat e tyre.

Janë edhe 90 minuta të tjera, sot do të festojmë, por nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. 4-1 është rezultat shumë i mirë, por edhe atje duam të bëjmë një ndeshje të madhe.”

Daja, arkitekti i këtij Ballkani: “Daja, që kur ka ardhur, e ka ditur se çfarë grupi jemi. Përderisa po bëjmë këto paraqitje, çlësi është Ilir Daja që na ka sjellë deri këtu. Sigurisht që nuk na ka munguar mbështetja e presidentit.”

Daja: Fitorja shkon për Lindon Emërllahun dhe gjithë Kosovën

Talenti spanjoll zgjedh të transferohet në Arabi, Toni Kroos i reagon: E turpshme