Januzi le Vorsklan?

Ahmed Januzi do të largohet nga Vorskla Poltava.

Sulmuesi 27-vjeçar i cili në të kaluarën ka veshur 8 herë fanelën e Kombëtares do të largohet nga skuadra ukrainase.

Januzi nuk ka zhvilluar asnjë takim këtë sezon duke qenë rallë edhe në stol.

Te Vorskla luan një tjetër shqiptar, Armend Dallku, i cili është edhe kapiteni i ekipit. Dallku deklaroi më herët se do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.