Januzaj shënon golin e parë në edicionin e ri

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, ka hapur llogarinë për sezonin 2020/2021 në La Ligën spanjolle.

Anësori ka shënuar gol në minutën e 77-të nga pika e bardhë duke dyfishuar epërsinë e Sociedad ndaj Elches.

Ishte pikërisht Januzaj ai që e nxjerri këtë penallti, pasi u pengua në zonën kundërshtare.

Më pas ai me një goditje precize realizoi për 2:0.

Skuadra e tij shënoi edhe një gol deri në fund dhe fitoi ndeshjen 3:0.