Januzaj pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla pas vetëm një viti që ka nënshkruar me këtë klub.

Sulmuesi kosovar me pasaportë belge nuk është në planet e klubit spanjoll të cilët i kanë bërë me dije se duhet të largohet.

Në gjashtë muajt e fundit Januzaj ishte pjesë e Superligës së Turqisë ku barti fanellën e Istanbul Basaksehir.

Megjithatë largimi i tij këtë verë nga Sevilla duket i pashmangshëm dhe ai pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

28-vjeçari po kërkohet nga skuadra arabe Al Taee që bën pjesë në elitën e futbollit arab.

Klubi arab ka shfaqur interesim për Januzajn dhe tanimë ka filluar bisedimet me Sevillën për transferimin e istogasit në Lindjen e Mesme.

 

Prishtina 01 mëson kundërshtarët për Main Raund të Ligës së Kampionëve në futsall

Nga fitorja në ndeshjen e parë deri tek atmosfera, përgatitjet dhe synimi për ndeshjen kthyese – Armend Thaqi flet për të gjitha