Januzaj po mendon ta shkëpusë kontratën me Sevillën

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk ka arritur të lë gjurmë në klubin e ri.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova iu bashkua Sevillës në afatin kalimtar veror si lojtar i lirë pasi ishte larguar nga Real Sociedad pas përfundimit të kontratës.

Megjithatë te Sevilla anësori kosovar nuk ka lënë fare gjurmë, ku ka zhviluar vetëm 46 minuta në kampionat pa pasur ndonjë lëndim.

Januzaj ka kontratë me Sevillën deri në verën e vitit 2026, por mediat belge kanë raportuar se ai po shqyrton opsionin për ta ndërprerë atë me marrëveshje me klubin.

Reprezentuesi belg nuk preferohet nga trajneri Jorge Sampaoli dhe ai nuk llogarit në shërbimet e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Duke parë se shumë skuadra që kanë shprehur interesim për afrimin e Januzajt po hezitojnë të paguajnë dëmshpërblim, gjasat janë të mëdha që klubi në marrëveshje të dyanshme me lojtarin të nderpresin kontratën.

E ardhmja e Januzajt vazhdon të jetë e paqartë pasi West Ham United, Real Sociedad, Fenerbahce, Besiktas, Trabzonspor, Monaco e Napoli kanë shprehur interesim për të.

Deklarata e fuqishme nga Martinez: Messit doja t’ia dhuroja Kupën e Botës, vetëm për tu mbyllur debati se është më i miri në botë

Zbulohet arsyeja pse Mourinho ka refuzuar Kombëtaren e Portugalisë