Januzaj në top-pesë lojtarët më të shpejtë

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, ka mahnitur të gjithë me lojën e treguar ndaj Sunderlandit, edhe pse u inkuadrua gjatë pjesës së dytë.

Në bazë të statistikave të publikuara këtë javë, ai është regjistruar në mesin e lojtarëve më të shpejtë të javës së 27-të në Premier Ligë, duke u pozicionuar në vendin e katërt.

Moussa Sissoko ishte afër të thyer rekordin sezonal për lojtarin më të shpejtë në Premier Ligë, transmeton koha.net.

Mesfushori 25 vjecari, Moussa Sissoko bëri një vrapim mbresëlënës prej 35,24 km/h në fitoren e Neëcastles kundër Aston Villas këtë fundjavë.

 

Top 5 lojtarët më të shpejtë në Premier Ligë këtë fundjavë janë:

  • Sissoko – 35,24 km/h
  • Agbonlahor – 34,87 km/h
  • Diouf – 34,83 km/h
  • Januzaj – 33,94 km/h
  • Taylor – 33,8 km/h