Januzaj me valixhe në duar, drejt transferimit te skuadra turke

Adnan Januzaj së shpejti pritet të largohet nga Sevilla dhe të zyrtarizohet te skuadra e re.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane nuk mundi të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror, por karrierën pritet ta vazhdoj në Turqi ku afati mbetet ende i hapur edhe për disa ditë.

Mediat në Turqi kanë raportuar se skuadra nga Stambolli, Istanbul Basaksehir po këmbëngul për transferimin e anësorit kosovar.

Agjentja e Januzajt, Rafaela Pimenta është në bisedime me skuadrën turke dhe në 48 orët e ardhshme pritet që Januzaj të udhëtoj drejt Stambollit për vizitat mjekësore.

Bëhet fjalë për një huazim nga Sevilla te Basaksehir me klubin turk që ka opsionin e blerjes.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Sevillën, ku në të gjitha është futur si zëvendësues.

Januzaj ka vetëm 125 minuta të luajtura për Sevillën dhe transferimi te Basaksehir do të thotë se ai do të ketë më shumë hapësira.

Zyrtare: Diar Halili i bashkohet Prishtinës nga Porto

Unitedi me një armë më shumë në sulm, hedhen poshtë të gjitha akuzat ndaj Greenwood