Januzaj: I dua driblimet

Forma e Adnan Januzajt ka filluar të jep ‘shenja jete’ pas një fillim-edicioni të dobët. Kosovari i Manchester Unitedit e ka treguar për mediet angleze stilin e lojës që pëlqen, duke theksuar se ajo që do më shumë janë driblimet.

“Mua më pëlqen që t’i kalojë futbollistët. Edhe nëse ata më ndalin me ndërhyrje, unë e provoj atë përsëri deri sa t’ia dal. Është shumë e vështirë, por kjo është loja ime”, ka thënë Januzaj. /Gazeta Olle