Jankto: Duhet të kemi kujdes, Kosovën nuk duhet ta nënvlerësojmë

Çekët kanë siguruar edhe fitoren e dytë rresht në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për vitin 2020.

Republika e Çekisë ka triumfuar para shikuesve të vetë në Pragë kundër skuadrës së Malit të Zi me rezultat 3-0.

Jakub Jankto, mesfushori çek i skuadrës italiane të Sampdorias, ka pohuar se përfaqësuesja e Kosovës është nënvlerësuar pasi që realitetet flet diçka tjetër.

“Duhet të kemi kujdes. Ata janë nënvlerësuar shumë, por kanë luajtur mirë në kualifikimet e kaluara. Ndeshje të vështira ende po na presin. Përveç kësaj, ata kanë një atmosferë djallëzore në shtëpi”, ka pohuar lojtari.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia. /Telegrafi/