Graniti është një emër por edhe një siguri. Kështu e nis shkrimin e përditshmja e njohur italiane Corriere dello Sport.
Pas ndeshjes së shkëlqyer të luajtur kundër Francës, për të cilën ai fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’, Xhaka përfaqëson dëshirën e përmbushur, ambicien për pushtet.
Është klubi italian, Roma që thuhet se ka bërë shumë hapa para për transferimin e mesfushorit shqiptar nga Arsenali.
Në pritje të Tiago Pintos për të arritur një marrëveshje me Arsenalin, lojtari tashmë ka konfirmuar se dëshiron një transferim te Roma.
Është trajneri Jose Mourinho, i cili është vendimtar për transferimin e kapitenit të Zvicrës në Olimpico, pasi e do me çdo kusht lojtarin, ndërsa edhe Xhaka mezi pret të punojë me portugezin.
Ndryshe, Xhaka ka zhvilluar një Kampionat Evropian mbrësëlënës dhe tashmë po vlerësohet lartë nga të gjithë njohësit e futbollit.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme në mediat italiane se edhe Juventusi është duke kërkuar Xhakën, por dëshira e yllit kosovar është t’i bashkohet Jose Mourinhos te Roma. /Gazeta Olle/